Sulm ndaj medieve, Prishtinë, 23.07.2024

    0
    11
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 23/07/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Deklaratat agresive publike nga zyrtarët shtetërorë
    Shkelësi / i dyshuari Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtesise
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale, Periskopi
    Burimi Konference per Media
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtesise
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve. 

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.

    Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

    AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.