Sulm ndaj medieve, Prishtinë, 27.06.2024

    0
    30
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 27/06/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Dimal Basha
    Lloji i medias: Online
    Burimi KosovaPress
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Dimal Basha
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore. Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje të Kryeministrit Kurti, Dimal Basha, ka vazhduar sot sulmet e paprecedent ndaj medieve në Kosovë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

    “Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

    Ky është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medieve dhe pluralizimit medial në Kosovë. Basha ka etiketuar në mënyrë të veçantë, juristen e medies në ECPMF, aktivisten Flutura Kusari.

    “Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

    Sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore. Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile.

    Zonja Kusari bashkë me përfaqësues të Bordit të AGK-së dhe akterë të tjerë të medies dhe shoqërisë civile kanë dhënë vërejtjet e tyre për Ligjin e KPM-së në kuadër të Forumit për Integritetin e Informacionit të NDI.

    Vërejtët e këtij forumi janë reflektuar edhe në Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës, që të mos e miratojë ligjin në formën aktuale, pasi që ai nuk përmbush standardet evropiane të Këshillit të Evropës. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Ambasadat e Gjermanisë dhe Italisë në Kosovë gjithashtu i kanë bërë thirrje Kuvendit që ta harmonizojë Ligjin me standardet evropiane, para miratimit të tij.

    Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë.