Me 3 nentor 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër dhunën e përdorur sot nga një pjesëtar i sigurimit privat “Rojet e Nderit”, ndaj ekipit të Radio Televizionit të Kosovës, në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se ekipi i RTK-së, i përbërë nga gazetarja Besiana Mulaj dhe xhiruesi Visar Salihu, është sulmuar fizikisht në korridorin e Qendrës Gjinekologjike në prani të zyrtares së Barnatores së QKUK-së.
This project is funded by
the European Union