Sulme ndaj medieve dhe AGK-së, Prishtinë, 23.07.2024

    0
    13
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 23/07/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Dejona Mihali
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale, Periskopi, AGK
    Burimi Facebook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Dejona Mihali
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.

    Zyrtarja e Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka vazhduar këtë mëngjes sulmet e partisë qeverisëse kundër gazetarëve, medieve dhe AGK-së.

    Mihali ka kërkuar hetime ndaj medieve të Kosovës për pretendimet e gazetës boshnjake, që sipas saj, “është një gazetë investigative, dhe nuk është një gazetë regjimesh”.

    Mihali gjithashtu i ka bërë thirrje AGK-së, të kërkojë hetime duke shkruar se “Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë”.

    Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.