Gazetari i Portalit IndekOnline Ensar Ramadani është sulmuar fizikisht nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë – Endrit Shala.
Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku gazetari ishte duke e ndjekur gjendjen e një zyrtari të Partisë Nisma Social Demokrate – Luan Maloku, i cili ishte plagosur pak orë më parë në djalë të qytetit të Prishtinës.
Ministri Shala i ka kërkuar telefonin gazetarit, i cili ka refuzuar t’ia jap. Me të refuzuar, Endrit Shala e godet në fytyrë gazetarin Enes Ramadani.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar Portalin IndeksOnline dhe Policinë e Kosovës, e cila në atë kohë ishte duke e intervistuar gazetarin për ngjarjen. Nga kontakti me gazetarin Ensar Ramadani, AGK është njoftuar se prokurori ka autorizuar Policinë e Kosovës për të shqyrtuar rastin.
Bazuar në informatat e më vonshme nga mediat, Prokurori i Shtetit ka intervistuar Ministrin Shala. Përmes një komunikate për media, Inspektorat Policor ka rekomanduar po ashtu suspendimin e dy policëve të cilët ishin prezent, por që nuk kishin intervenuar.