Sulmet aktuale ndaj gazetarëve, Norë Kelmendi, Prishtinë, 27. 10. 2019.

    0
    148
    Shteti
    Gjini
    Data
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Nga kush a : 1 : { i :
    Lloji i medias: a : 1
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? a : 1

     

    Me datën 27 tetor 2019, Arsim Rexhepi, pronar i një kompanie ndërtimi ka sulmuar fizikisht Norë Kelmendin, gazetare e Ekonomia Online.

    Kelmendi ishte duke e realizuar kronikën për një incident në Prishtinë, ku si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishin dëmtuar disa vetura. Gjatë kryerjes së punës së saj është penguar nga z. Rexhepi, i cili e ka kapur nga krahu dhe me forcë e ka larguar nga vend-punishtja. Ekipi i Ekonomia Online kishte leje nga Inspektorati i Punës për të bërë xhirimin.

    Në lidhje me incidentin, Policia e Kosovës ka intervenuar dhe i ka intervistuar të dy; Arsim Rexhepin dhe Norë Kelmendin.