Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Lirie Dibrani dhe Berat Bahtiri |
Data | 30/05/2023 |
Qyteti | Mitrovicë e veriut |
Lloj i incidentit | Sulmet aktuale ndaj gazetarëve |
Nga kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Lloji i medias: | Elektronike |
Emri i Medias | RTV21 |
Burimi | RTV21 |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar. |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | Rasti nuk është raportuar në polici |
Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar.
Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.
Ekipi ka njoftuar AGK-në, se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.