Vandalizim i veturës së Top Channel, Zveçan, 29.05.2023

    0
    40
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 29/05/2023
    Qyteti Zveçan,
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Top Channel
    Burimi Top Channel
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit. AGK-ja, sërish u bën thirrje prezencës ndërkombëtare në Kosovë, NATO dhe EULEX, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe pa u penguar të medieve.

    Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan.

    Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.

    AGK-ja, sërish u bën thirrje prezencës ndërkombëtare në Kosovë, NATO dhe EULEX, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe pa u penguar të medieve.