Zjarrvënie e veturës së ekipit të Tëvë1, Zubin Potok, 29.05.2023

    0
    39
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 29/05/2023
    Qyteti Zubin Potok
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Tëvë1
    Burimi Tëvë1
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës. AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës.

    Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut.

    Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë.

    Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës.

    AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës.