Liria e Shprehjes, Medieve dhe Informimit në Kosovë – Vlerësim i bazuar na Indikatorët për Mediat në një Demokraci, të Këshillit të Evropës

    0
    228

    Raporti i përdor indikatorët me qëllim për të konsideruar dhe analizuar spektrin e medieve në Kosovë. Pasi të jetë elaboruar metodologjia e hulumtimit dhe pasi të jetë shpjeguar shkurtimisht spektri i medieve në Kosovë, raporti ndahet në tri pjesë. Në pjesën e parë, i konsideron të gjithë indikatorët që në mënyrë specifike përqendrohen në lirinë e medieve dhe të informimit duke i shikuar të drejtat, kufizimet e mundshme, trajtimin e ndryshëm dhe mbulimin e këtyre aspekteve nga institucionet relevante. Në pjesën e dytë, raporti përqendrohet në kornizat legjislative dhe rregullative duke e konsideruar rregullimin e medieve dhe vetë-rregullimin, autoritetet rregullative dhe kodet etike të gazetarëve. Pjesa e trete e raportit gërmon në pavarësinë, sigurinë dhe transparencën e cila i mbulon liritë dhe mbrojtjen e gazetarëve, kushtet e punës së gazetarëve, si dhe rolin e medieve private dhe atyre shtetërore.