Rreth konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”

0
32
Source/Author: SJ
Source/Photo: SJ

Rreth konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”

Më 6 qershor, Kuvendi i Shqipërisë votoi vetëm me praninë e shumicës qeverisëse (PS) “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”.

Në fillim të qershorit, SJN përsëriti qëndrimin, të shprehur në letrën e hapur të datës 9 prill 2024. SJN i bën thirrje Kuvendit të sigurojë që ky komision të operojë në mënyrë transparente, me raportim të qartë dhe publik mbi aktivitetet dhe vendimet e tij, si dhe që komisioni të përfshijë aktivisht një gamë të larmishme palësh të interesuara në konsultimet dhe proceset e vendimmarrjes së tij. SJN argumenton se luftimi efektiv i dezinformimit kërkon kontributin e të gjithë sektorëve të shoqërisë dhe konsultime të gjera. SJN i bëri thirrje komisionit të angazhohet në konsultime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e interesuara relevante për të zhvilluar strategji dhe politika që janë të balancuara dhe efektive. Është thelbësore që komisioni të operojë në mënyrë jo-partiake, duke siguruar që veprimet e tij të mos ndikohen nga paragjykimet politike.

Komisioni mbajti mbledhjen e tij të parë më 26 qershor, pa pjesëmarrjen e opozitës. Më pas, ai lëshoi një thirrje publike për shprehje interesi, duke ftuar kontribute nga organizatat e shoqërisë civile, institutet kërkimore dhe institucionet akademike, si vendase ashtu edhe ndërkombëtare, për të pasuruar punën e Komisionit me ekspertizën e tyre. Gjithashtu, Komisioni shtroi një ftesë publike për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në tryeza të debatit publik për organet e medias audiovizive, medias së shkruar, medias online dhe asaj elektronike. Gjithashtu, ata lëshuan një thirrje publike për bashkëpunim dhe ekspertizë nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja, Këshilli i Evropës, vende të tjera të interesuara, si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.

Ky përpjekje për të angazhuar palët e interesuara përkatëse përmes thirrjejeve publike për shprehje interesi është për tu vlerësuar në një përpjekje për të përfshirë perspektiva të ndryshme në punën e Komisionit. Megjithatë, SJN nënvizon se efektiviteti i tyre do të varet nga objektiva dhe mandate të qarta, procese transparente përzgjedhjeje dhe mekanizma për konsultim dhe dialog kuptimplotë dhe në fund të fundit transparencë të vendimmarrjes.

SJN i bën thirrje Komisionit të shmangë instrumentalizimin e paqëllimshëm të punës së shoqërisë civile. Ne theksojmë rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm dhe thelbësor me komunitetin e gazetarëve, organizatat e medias dhe organizatat e lirisë së medias. Është thelbësore që Komisioni të zhvillojë dhe të ndajë publikisht një plan të qartë aktivitetesh, duke detajuar se si media dhe gazetarët do të konsultohen dhe angazhohen sistematikisht gjatë gjithë procesit.