RRETH NESH

RRETH PROJEKTIT

Në vitin 2016, Komisioni Evropian komisionoi projektin Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor – PRBP,  për mbrojtjen e lirisë së medies dhe sigurisë së gazetarëve që i bashkoi shoqatat rajonale të gazetarëve – Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë – IJAS, Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje e Hercegovinës  -BHJ,  Asociacioni i Gazetarëve Kroatë  – CJA, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM dhe Sindikata e Medieve të Malit të Zi – TUMM. Aksioni u ndërmor në bashkëpunim të gjashtë organizatave si rezultat i rritjes së kufizimeve të lirive të medies nga shteti në shoqëritë tona, si dhe një deklaratë gatishmërie për të trajtuar pozitën tonë në bashkëpunim. Projekti i lejoi partnerët të formojnë një rrjet joformal dhe të ndërtojnë kapacitetet e tyre për të monitoruar nivelet e lirive të medies dhe sigurinë e gazetarëve, duke rezultuar në një databazë online të dhënash të sulmeve kundër gazetarëve dhe raporteve vjetore kombëtare dhe dyvjeçare rajonale.

Në vitin 2018, projekti vazhdoi me mbështetjen e donatorëve të tjerë, ndërsa në vitin 2020 një projekt i ri trevjeçar u komisionua nga KE. Projekti i quajtur safejournalists.net, parashikon përfshirjen e Shqipërisë, duke rezultuar në nevojën për të angazhuar dhe trajnuar një hulumtues/e i/e cili do të jetë pikë kontakti e PRBP-së në Shqipëri. Ai/ajo do të jetë përgjegjës/e për monitorimin e lirive të medieve dhe sigurisë së gazetarëve, përditësimin e databazës së të dhënave të incidenteve, përpilimin e raportit vjetor dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e përgjithshme të projektit kur është e nevojshme. Ndërsa, do të hapet një seksion i veçantë në faqen e internetit të safejournalists.net për të përfshirë Shqipërinë, hulumtuesi/ja do të punojë së bashku me një ekspert/e të komunikimit online për ta mirëmbajtur atë.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është forcimi i demokracisë pjesëmarrëse në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit rajonal të organizatave të shoqërisë civile  profesionale, të besueshme dhe angazhimit të tyre në procesin e zhvillimit të politikave përkatëse dhe monitorimin e zbatimit të tyre. Në rastin e Shqipërisë, konsorciumi nuk ka një partner adekuat, por do të kontribuojë në përpjekjet kombëtare në lidhje me këtë çështje.

Objektiv specifik: Siguria e gazetarëve dhe liritë e medieve në Ballkanin Perëndimor janë përmirësuar përmes fuqizimit të rolit të anëtarëve të PRBP-së si akterë të pavarur efektivë dhe të përgjegjshëm në krijimin e politikave përkatëse të mbështetura nga një sektor më i gjerë i OShC-ve.

Objektivi specifik i projektit është të përmirësojë sigurinë e gazetarëve dhe lirive të medieve në Ballkanin Perëndimor përmes fuqizimit të rolit të anëtarëve të Safe Journalists si aktorë të pavarur efektivë dhe të përgjegjshëm në krijimin e politikave përkatëse të mbështetura nga një sektor më i gjerë i OShC-ve . Kjo do të arrihet me:

Fuqizimin e anëtarëve të SafeJournalists si organizata që përfaqësojnë interesin e anëtarëve të saj dhe sigurojnë të dhëna të besueshme në lidhje me nivelet e lirive të medieve dhe sigurinë e gazetarëve;

Sigurimi i miratimit të zgjidhjeve të anëtarëve të SafeJournalists përmes një fushate të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të avokimit, të fokusuar në çështjet kryesore dhe lehtësimin e konsultimeve pjesëmarrëse me përfituesit dhe grupet e synuara;

Angazhimi i autoriteteve shtetërore në konsultime dhe bashkëpunim me anëtarët e SafeJournalists në nivel kombëtar;

Rezultatet e vlerësuara:

Tool-Kit për matjen e përparimit në fushën e lirive të medies dhe sigurisë së gazetarëve (baza e të dhënave, raporti i Treguesve, Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve, raporte alternative në lidhje me planet e veprimit, raste studimore);

Organizatat nacionale të gazetarëve plotësojnë nevojat e anëtarëve të tyre;

Rrjeti i SafeJournalists është plotësisht funksional, i dukshëm dhe jep rezultate;

Fushata e gjerë që synon informimin e palëve të interesuara përkatëse në lidhje me tendencat dhe çështjet urgjente që lidhen me sigurinë e gazetarëve (dhe liritë e medieve) të nisura për të fituar mbështetje për zgjidhjet e propozuara nga anëtarët e Rrjetit SafeJournalists;

Së paku 30 organizata me bazë kanë vendosur që të kontribuojnë në fushatë dhe platformë pjesëmarrëse;

Anëtarët e  Ballkanit Perëndimor krijuan lidhje më të forta me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit;

Organizatat kombëtare të gazetarëve janë pjesëmarrës në platforma të ndryshme konsultimi;

Autoritetet shtetërore pranojnë modele të konsultimeve pjesëmarrëse të AKG-ve bazuar në përvojën rajonale

Kostoja totale e projektit është 1.109.126 EUR; 997.770 EUR,  dhe është mbështetur nga Komisioni Evropian, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga partnerët. Koordinatori kryesor i projektit është Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë.

 

TEAM BEHIND THE PROJECT

 

Bojana Laković Konatar
SMCG, project coordinator
E-mail
Dragan Sekulovski
ZNM, project director
E-mail
Borka Rudić
BH Novinari, project coordinator
E-mail
Monika Kutri
HND, project coordinator
E-mail
Tamara Filipović Stevanović
NUNS , project coordinator
E-mail
Artiola Babuni
AJK, project coordinator
Blerjana Bino
SafeJournalists expert for Albania