Treguesit mbi Nivelin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri 2021
Ky raport është i dyti që monitoron ndryshimet në legjislacionin dhe praktikën shqiptare në lidhje me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve për t’u përfshirë në aktivitete të ndryshme advokuese që synojnë avancimin e mjedisit politik, legjislativ dhe institucional në të cilin punojnë gazetarët dhe mediat. Raporti i parë është publikuar në vitin 2021 dhe mund ta gjeni këtu, me autor Blerjana Bino.
Metodologjia e hulumtimit përbëhet nga tre grupe treguesish të zhvilluar në bazë të një analize sistematike të udhëzimeve të ndryshme të prodhuara nga organizatat përkatëse ndërkombëtare. Gjatë viteve të mëparshme, treguesit cilësorë të zhvilluar fillimisht janë rafinuar për të trajtuar kontekstin e veçantë socio-politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të pasqyruar nevojat dhe interesat specifike të gazetarëve në shtatë vendet. Për Raportin 2021 në Shqipëri, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt vendosi Blerjana Binon si studiuese kombëtare dhe Kristina Voko si eksperte mediatike për të shqyrtuar raportin.