Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve nga kreu i RTSH, 01.08.2024, Tiranë

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve nga kreu i RTSH, 01.08.2024, Tiranë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Grup gazetaresh
  • Media

  • Emri i medias
    RTSH
  • Lloji i platformës mediatike
    Radio
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fagsh.al%2F2024%2F08%2F01%2Freagim-mbi-proceset-alarmuese-te-drejtorit-te-rtsh-dhe-policise-se-shtetit%2F&h=AT3zbLYu9JazFaVJ50DzavwAQqwT0Wi7jyMf7AULtXGCN_d1oFzme8g9oxGWCKRf4zCAyraxLxzVOVqvEfdPZhB_ToPe5pYKLUX0cqclNM1tSCkNz8YZy0prlRfQUIl1g8qEEMZspg&s=1
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    01.08.2024
  • Qyteti
    Tirana
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime të tjera për gazetarët
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Më 31 korrik dhe 1 gusht, të paktën pesë ish-punonjës të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) u thirrën në Komisariatin e Policisë së Tiranës. Punonjësit u morën në pyetje dhe ju kontrolluan celularët. Ky veprim mësohet se është ndërmarrë pas denoncimit të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, Alfred Peza, me pretendimin për “dëmtim imazhi”. Ish-punonjësit pretendojnë se janë marrë në pyetje për deklaratat që kanë bërë në lidhje me shkarkimet masive dhe të dyshuara të padrejta nga Alfred Peza. Celularët e tyre u kontrolluan në kuadër të hetimit, të cilin punonjësit e shohin si cenim të privatësisë së tyre dhe tentativë për t’i frikësuar. Ish-punonjësit janë shprehur hapur për ato që i cilësojnë si shkarkime të padrejta në RTSH, duke lënë të kuptohet se veprimet e policisë janë hakmarrëse.

Rrjeti Safe Journalist ka raportuar vazhdimisht për problematikat në RTSH (këtu dhe këtu).