AGK proteston në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

0
183

PRISHTINË, 03.05.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin për Mediat e Shkruara të Kosovës dhe të përkrahur nga organizata të shoqërisë civile organizuan një aksion protestues në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë protest po ashtu është ngritur zëri kundër mosndëshkueshmërisë nga sistemi i drejtësisë ndaj rasteve të sulmeve fizike dhe kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial.

Komuniteti i gazetarëve po ashtu ka protestuar kundër censurës, për kushte më të mira të punës dhe për qasje me kohë në informacione nga institucionet publike.

Që nga Janari deri në fund të Prillit 2017, AGK ka evidentuar shtatë raste të kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve.