Gazetari kosovar paditet për raportim të kërcënimit të rremë ndaj vetes

0
204

Gazetari Musa Mustafa nga Mitrovica ka informuar Asocicaionin e gazetarëve të Kosovës më 12 prill 2017 se ka pranuar SMS që ka kërcënuar jetën e tij dhe të familjes së tij nëse “vazhdon të shkruaj për Serbët”. Mustafa është pronar i portalit “Infojeta.net” dhe ka theksuar se ka pranuar këtë kërcënim për shkak të raportimeve të tij për strukturat paralele serbe dhe çështje tjera të sigurisë në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Mustafa i ka thënë AGK-së se e ka raportuar rastin edhe në polici në Mitrovicë. AGK ka qenë në kontakt edhe me policinë dhe është informuar për fillimin e hetimeve policore. Megjithatë, pas dy ditësh, policia ka informuar se gazetari ka bërë lajmërim të rrejshëm pasi hetuesit kanë zbuluar se në të vërtetë ai i kishte dërguar vetes atë sms. Policia e Kosovës bazuar në dëshmi ka ngritur kallëzim penal kundër Mustafës për “lajmërim të rremë”. AGK do të monitorojë zhvillimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast deri në një vendim përfundimtar.

Ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës në zbardhjen edhe të këtyre rasteve si dhe çdo lloj kërcënimi, shantazhi, sulmi apo formave të tjera të presionit që ushtrohen ndaj gazetarëve. Andaj duke u nisur nga kjo, në inkurajojmë të gjitha organanet e drejtësisë që të vazhdojnë punën në zbardhjen e jo vetëm këtij rasti porse edhe të rasteve të tjera.

AGK-ja së fundi ka vendosur ura të rregullta komunikimi me institucionet duke përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe institucionet e tejra që kanë ndikim në përpjekjen tonë për krijimin e një klime më të favorshme për të ushtruar profesionin e gazetarit në vendin tonë.