AGK-ja dënon deklaratat e kryetarit të Obiliqit kundër medias online KALLXO.com

AGK-ja dënon deklaratat e kryetarit të Obiliqit kundër medias online KALLXO.com

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka sulmuar sot, përmes një deklarate publike, median online KALLXO.com, duke vënë në dyshim me akuza raportimin e kësaj medie për procesin e shpronësimit në fshatin Shipitullë.

AGK-ja e dënon ashpër këtë deklaratë të paprecedentë, me tone kërcënuese ndaj medias, gazetarit dhe autorit të artikullit, Shqipron Xhema. Një sjellje e tillë synon minimin e lirisë së medias për ta ushtruar në mënyrë të pavarur punën e saj profesionale dhe hulumtuese në interes të publikut.

AGK-ja e fton zotin Thaçi dhe zyrtarët e tjerë që mbajnë pozita publike që, në vend të intimidimit të gazetarëve, të ofrojnë në mënyrë transparente dhe të hapur informacione për temat që trajtohen nga mediat.

KALLXO.com ka paralajmëruar padi urgjente për shpifje ndaj kryetarit të Obiliqit.