Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitDebat Plus
Media
- Emri i mediasRTV Dukagjini, Debat Plus
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Televizion
Media Online - Burimi i informacionit për ngjarjenMbledhja e KPMse
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit10.06.2026
- QytetiPrishtine
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaNga zyrtarët publikë dhe/ose përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv
- Mjetet e incidenteve dhe sulmeveNëpërmjet mediave (transmetim, shtyp, online)
- Lloji i incidentitKërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike
- Lloji i kërcënimitKërcënime të tjera
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?E panjohur
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në Komisionin e Pavarur të Mediave, ku nga nënkryetarja Drita Morina është propozuar që në mbledhjen e radhës të diskutohet mbyllja e emisionit Debat Plus në TV Dukagjini.
AGK-ja e vlerëson këtë deklaratë si të papranueshme, të papërgjegjshme dhe si sulm frontal ndaj lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Diskutimi i sotëm është vazhdimësi e vendimeve të pabaza ndëshkuese kundër mediave në ditët e fundit.
AGK-ja rithekson se nuk është në kompetencën e KPM-së të dënojë mediat dhe gazetarët për shkak të debatit dhe deklaratave të të ftuarve.
Vendimet e paprecedentë me gjoba nga përbërja e re e KPM-së vërtetojnë alarmin e ngritur nga AGK-ja dhe shoqëria civile se KPM-ja është vënë tërësisht në funksion të politikave të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, të cilat synojnë intimidimin e mediave dhe gazetarëve.
Liria e medias dhe e shprehjes është e drejtë e garantuar në Kosovë, ndërsa pluralizmi mediatik është vlerë që asnjë vendim i KPM-së nuk mund ta zhbëjë.
AGK-ja i bën thirrje KPM-së që të heqë dorë menjëherë nga praktika e ndëshkimit të mediave dhe ta kryejë punën e saj brenda kompetencave që ka.