SafeJournalists: Gazetarja kroate linçohet nga ish themeluesi i njësisë paramilitare dhe mediet serbe

SafeJournalists: Gazetarja kroate linçohet nga ish themeluesi i njësisë paramilitare dhe mediet serbe

Anja Kozul, gazetare e së përjavshmes në gjuhën kroate dhe serbe “Novosti”, botuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, është vënë në shënjestër të një fushate shpifjesh dhe fyerjeve nga themeluesi i njësisë paramilitare serbe, ndjekësit e tij dhe disa media serbe. Kozul është shënjestruar për artikullin e saj në lidhje me Arnaud Gouillon, një ish-anëtar të organizatës franceze të djathtë ekstremiste islamofobe “Blloku Identitar” dhe një zyrtar i ri i emëruar nga Qeveria Serbe.

Më 1 dhjetor, Kozul publikoi një artikull të titulluar “Nga një Islamofob te një zyrtar shtetëror” që merret me emërimin e Arnaud Gouillon si Shef i Drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në rajon në Qeverinë Serbe. Arnaud Gouillon, një ish anëtar i “Bllokut Identitar” u zhvendos në Serbi në 2004 dhe avokoi për Serbët që jetojnë në Kosovë.

Pasi u publikua shkrimi, Dragoslav Bokan, themeluesi i njësisë paramilitare serbe “Shqiponjat e Bardha”, përdori rrjetin social Facebook për të shënjestruar Kozul. Disa nga postimet e tij përfshijnë: “Thjesht nuk mund dhe nuk do të kalojë pa pasoja. Mos harroni fytyrën e saj përgjithmonë dhe mos e lini të sillet si një grua serbe pas kësaj “dhe” Ajo është armiku ynë, një e çmendur dhe një tradhtare, më e ulëta – e cila bën gjithçka që i thuhet për një grusht kunash, në të gjitha mënyrat dhe sa herë që shefat e saj duan nga shahu i shteti ”. Bokan gjithashtu shkroi se Kozul duhet t’i ndalohet të hyjë në Serbi dhe se krimi i saj nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar. Këto mesazhe shkaktuan një mori komentesh dhe kërcënimesh fyese ndaj saj.

Të përditshmet e Serbisë “Vecernje Novosti” dhe “Kurir” u bashkuan me fushatën kundër Kozul dhe “Novosti”. “Vecernje Novosti” publikoi një kolonë inflamatore të titulluar “A ka ndonjë serb në SNV në të cilin Kozul kritikohet sepse” Përveç të gjitha të këqijave që po u ndodhin serbëve në Kroaci, emërimi i Arnaud Gouillon është një problem për të. ” Tabloidi serb Kurir gjithashtu kritikoi botimin e tekstit rreth Gouillon.

Në një prononcim për SafeJournalists, Anja Kozul, tha se nuk kishte përjetuar më parë diçka të tillë, megjithëse është e vetëdijshme se çka bartë në vete profesioni i gazetarisë. “Unë e konsideroj këtë një sulm ndaj punës sime dhe identitetit tim si një grua serbe nga Kroacia, por më e frikshme për mua është dimensioni gjinor i sulmit; motivi i sulmit ishte politik, dhe në fund, erdhi për të komentuar pamjen time fizike! ” – tha Kozul.

Anëtari i Rrjetit të SafeJournalists, Asocacioni i Gazetarëve Kroatë njoftoi se Kozul iu nënshtrua kërcënimeve dhe ofendimeve më të këqija vetëm sepse ajo kishte bërë punën e saj, duke bërë thirrje për dënimin e fushatës dhe i ofroi asaj çdo mbështetje që mund t’i duhej.

Rrjeti i SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medieve në Ballkanin Perëndimor, bashkohet me anëtarin e tij CJA në dënimin e fushatës së shpifjeve, fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetares Anja Kozul. Ne bëjmë thirrje që të dy autoritetet kroate dhe serbe të hetojnë këtë rast në sa më shumë detaje për të përcaktuar nëse Bokan, ndjekësit e tij dhe dy të përditshmet serbe kanë rrezikuar sigurinë e Kozulit dhe veprojnë sipas të gjeturave. Në të njëjtën kohë Rrjeti i SafeJournalists u bën thirrje autoriteteve kroate t’i sigurojnë asaj mbrojtjen e nevojshme. Përveç kësaj, anëtari i Rrjetit të SafeJournalists nga Serbia, Asocacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë do të paraqesë një ankesë në Këshillin Serb të Mediave të Shkruara për t’i kërkuar llogari të përditshmeve “Vecernje Novosti” dhe “Kurir”.

Rrjeti SafeJournalists do t’i informojë të gjithë akterët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë rast.

Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 10.12.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Medieve të Malit të Zi