Fushatë denigruese në drejtim të gazetarëve hulumtues të KRIK-ut

Fushatë denigruese në drejtim të gazetarëve hulumtues të KRIK-ut

Beograd, 22.03.2021 – Rrjeti për Raportim të Krimit dhe Korrupsionit – KRIK, përbëhet nga një grup gazetarësh të cilët mbulojnë krimin dhe korrupsionin, dhe të cilët për ditë me radhë janë shënjestër e sulmeve nga tabloidet dhe autoritetet shtetërore.

Në këtë fushatë denigruese e cila po vazhdon për 10 ditë, zyrtarët shtetërorë dhe tabloidët pro-qeveritarë po e akuzojnë pa bazë KRIK-un për bashkëpunim me grupin e Veljko Belivuk, një gangster I arrestuar së voni. KRIK ka raportuar për të dhe lidhjet e tij me strukturat shtetërore, në të shkuarën. Në parlament, Aleksandar Martinovic nga Partia Progresive Serbe ka akuzuar KRIK-un për mospagim taksash dhe për aktivitet kriminal si organizate.

Si rrjedhojë e këtyre ndodhive, AGPS, së bashku me katër asociacionet (Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës, Asociacionin e Medieve, Asociacionin e Medieve Online, Shtypi Lokal) tërhiqen nga grupi punues për Siguri dhe Mbrojtje të Gazetarëve pranë Qeverisë së Serbisë, i cili u krijua në fundvitin e kaluar, për shkak të injorimeve të sulmeve serioze dhe rrezikimit të sigurisë së gazetarëve dhe medieve në Serbi. Katër asociacionet e tjera (Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë, Sindikata e gazetarëve Serb, Byroja Reklamuese e Radios, Asociacioni i Pavarur i Medieve Elektronike) vazhdojnë të jenë pjesë e këtij Grupi Punues.

AGPS së bashku me katër asociacionet e gazetarëve ka mbajtur një konferencë përpara ndërtesës së kuvendit, lidhur me rastin në fjalë.

“Ata po na klasifikojnë pa ndonjë provë si pjesë e grupeve kriminale dhe arsyeja për këtë është se kemi shkruajtur për ta dhe lidhjet e tyre me grupin e Belivukut me autoritetet shtetërore, për vite me radhë. Tani, kur qeveria bën përpjekje për të arrestuar atë grup dhe dëshiron t’a fshijë të shkuarën e vetë me grupin, po mundohen të mbrojnë veten duke na akuzuar neve. Që nga themelimi, KRIK ka qenë në vazhdimësi cak i sulmeve të medieve pro-qeveritare” u shpreh Kryeredaktori i KRIK-ut, Stevan Dojcinovic, në konferencën e mbajtur përpara ndërtesës së kuvendit.

Kjo s’është hera ë parë që KRIK është pre e sulmeve, por është më e rrezikshmja deri më tani. Në KRIK janë edhe tri gazetare, shtëpitë e së cilave janë thyer por nuk iu është marrë asgjë. Policia ende nuk ka të dyshuar. Dojcinovic ka zbuluar në një podkast se dikush ka tentuar t’i thyej zyrat e tyre. Vit pas viti, makineria e tabloidëve e afërt me regjimin e Aleksandar Vucicit e kanë target Kryeredaktorin Stevan Dojcinovic.

Serbia ka një të shkuar me represion ndaj gazetarëve. Përvojat e pakëndshme të të shkuarës tregojnë se kjo rrugë e çnjerëzimit të gazetarëve, çon deri te krimet më të tmerrshme. Kemi frikë se ky është veçse një njoftim me ndodhi më të rrezikshme që mund të pasojnë, të sulmeve dhe abuzimeve që institucionet po bëjnë për ta përulur KRIK-un.

Rrjeti SafeJournalists i cili përfaqëson mëse 8,200 profesionistë medialë të Ballkanit Perëndimor i bashkohet anëtarit të vetë AGPS-së në dënimin e këtyre fyerjeve dhe abuzimeve verbale, duke i ftuar personat publik dhe politikanët të sillen si duhet në paraqitjet e tyre publike. Fuqishëm i dënojmë edhe mos-solidarizimin dhe sulmet që po iu bëhen edhe nga vetë kolegët. Edhe pse organizatat ndërkombëtare, ambasadat dhe BE-ja po e dënojnë këtë fushatë të pandershme, ne do të vazhdojmë të përcjellim këtë rast deri në fund dhe nuk do të lejojmë që të harrohet një ndodhi e tillë.

Do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë në lidhje me këtë rast. Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, në demokraci dhe në të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 22.03.2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Asociacioni i Gazetarëve Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Medieve të Malit të Zi