Bordi i AGK-së mbajti mbledhjen e radhës

Bordi i AGK-së mbajti mbledhjen e radhës

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku prezent ishin 8 nga 9 anëtarët.

Xhemajl Rexha – Kryetar i Bordit, i njoftoi anëtarët prezent për takimet e zhvilluara me partnerët vendorë e ndërkombëtarë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, të drejtat e gazetarëve dhe promovimin e punës së tyre.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për projektet që do të implementohen që nga fillimi i muajit shtator, organizimin e Ceremonisë së Ndarjes së Çmimeve për Çrrënjosjen e Varfërisë, si dhe ide e projekte të reja për promovimin e punës së gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe përmirësimin e klimës së të bërit gazetari.