Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Paparaci, 20.05.2026

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Paparaci, 20.05.2026

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Paparaci
  • Media

  • Emri i medias
    Paparaci
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Paparaci
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    20.05.2026
  • Qyteti
    Prishtina
  • A ishin të informuar autoritetet?
    Rasti është raportuar në polici
  • Autori(t)
    E paditur
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Personalisht
  • Lloji i incidentit
    Sulmet ndaj mediave dhe organizatave
  • Lloji i sulmit
    Sulme të tjera
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar për prerjen e përsëritshme të kabllove të internetit në ndërtesën ku punon redaksia e portalit online “Paparaci”. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur edhe sot, për së paku të tretën herë brenda pak kohësh.

Ky akt ka shkaktuar probleme serioze në funksionimin normal dhe të pandëprerë të punës së gazetarëve në këtë media. Redaksia e ka njoftuar Policinë e Kosovës që prej fillimit, dhe vetëm sot ka pasur ekipe hetuese në terren.

AGK-ja shpreh shqetësim për këtë lloj të pengimit të punës së kësaj media dhe gazetarëve të saj dhe e sheh si përpjekje për të minuar raportimin e lirë.

AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të bëjnë hetime të menjëhereshme për të identifikuar personin apo personat që janë përgjegjës për prerjen e qëllimshme të kabllove.

Këto veprime janë presione shtesë në ambientin tashmë të rënduar të të bërit gazetari. AGK-ja angazhohet që gazetarët dhe mediat të jenë të lira dhe të papenguara për të kryer punën e tyre të rëndësishme për informimin e publikut.