Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit në detyrë ka bërë ndaj ekipit të medias online Shënjestër.net.
Në pamjet e publikuara shihet se si një pjesëtar i Policisë së Kosovës pengon njërin nga anëtarët e ekipit, duke e kërcënuar edhe me arrestim, pasi e shtyn fizikisht.
AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e papranueshme dhe joprofesionale. AGK-ja e fton Qeverinë të distancohet nga kjo sjellje dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) të nisë hetime ndaj individit në fjalë.
AGK-ja i fton partitë politike që, në këtë periudhë të rëndësishme të fushatës zgjedhore, të ofrojnë kushte minimale për mediat që përcjellin aktivitetet e tyre.
Video: https://www.facebook.com/reel/1245869320764542