Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ashpër kundër një deklarate të partisë politike, Vetëvendosje, dega në Mitrovicë nëpërmjet së cilës linçohen gazetarë dhe media të caktuara, duke nisur nga portali lokal “Jepi Zë”.
Akuzat e partisë në pushtet se ky portal është në shërbim të një partie tjetër politike janë të papranueshme.
Thirrja për bojkot ndaj portalit lokal dhe gjuha e përdorur ndaj disa gazetarëve është linçim që cenon seriozisht sigurinë e tyre.
Ftojmë këtë parti politike që të distancohet nga gjuha denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave, e përdorur nga dega e saj në Mitrovicë.