AGK vazhdon angazhimin në projektin “Building Trust In Media In South Europe and Turkey” – organizuar nga EFJ

AGK vazhdon angazhimin në projektin “Building Trust In Media In South Europe and Turkey” – organizuar nga EFJ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, edhe këtë vit po vazhdon bashkëpunimin me Federatën Evropiane të Gazetarëve – EFJ, në kuadër të projektit “Building Trust in Media in South Europe and Turkey”, mbështetur nga UNESCO.

Në ciklin e parë të trajnimeve, AGK-ja u përfaqësua nga Getoarbë Mulliqi Bojaj – Drejtoreshë Ekzekutive dhe Hulumtuese në organizatë. Ajo në takimin ku morën pjesë përfaqësues të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, potencoi dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 në fushën e medieve.

“AGK në bashkëpunim me EFJ-në ka planifikuar që në javët në vazhdim të organizojë një takim jo-formal me gazetarë dhe fotoreporterë të pavarur nga Kosova ku do të njoftohet më nga afër me nevojat e tyre” tha Mulliqi-Bojaj.

Në këto aktivitete virtuale u bisedua për të drejtat e gazetarëve në vendet e tyre të punës, me theks të veçantë statusi i gazetarëve të pavarur dhe rekrutimi. Në takim, gjithashtu u prezantua puna dhe aktivitetet e asociacioneve dhe të vendeve pjesëmarrëse në takim.

Gjatë aktiviteteve vijuese do të zhvillohen punëtori me tema të ndryshme, ndër të tjera punëtori për punën në distancë, kampanja për komunikim, e të tjera.