Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Xhemajl Rexha, sot zhvilloi takim njoftues me Ambasadoren Nancy Soderberg – Drejtore e lartë rezidente e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI në Kosovë.
Duke vlerësuar lartë angazhimin e deritanishëm, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit përmes ligjëratave, trajnimeve dhe punëtorive me atë të së cilave do të mundësohet trajnimi dhe ngritja profesionale e mëtejme e studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve.
Në takim prezent ishin edhe Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Pajtim Gashi – Menaxher i Programit në NDI dhe Adea Beqaj – Zyrtare e Programit në NDI.