Një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.
Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.
Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.