AGK fillon trajnimet “Zhvillimi i prezencës së mediave lokale në mediat sociale”

AGK fillon trajnimet “Zhvillimi i prezencës së mediave lokale në mediat sociale”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka filluar ciklin e trajnimeve në mediat lokale për përdorimin më efikas të rrjeteve sociale dhe marketingun dixhital.

Trajnimet e para janë mbajtur në qytetin e Gjakovës tek Radio Prosperiteti dhe TV Syri Vision, nga ekipi i kompanisë së marketingut dixhital “Growzillas”.

Redaksitë e këtyre mediave janë trajnuar rreth rrjeteve sociale, menaxhimit të përmbajtjes së publikuar dhe reklamave. Ata gjithashtu kanë praktikuar krijimin e Meta Business Manager, zhvillimin e kampanjave, përdorimin e Facebook Page Insights, LinkedIn Insights, Google Analytics, Facebook Pixel, si dhe përdorimin e platformës online Canva.

Trajnimet për zhvillimin e kapaciteteve rreth mediave sociale do të vazhdojnë të mbahen javëve në vazhdim edhe tek mediat lokale të qyteteve tjera në vend.