Jemi informuar për arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga, dhe jemi duke e përcjellë nga afër këtë rast. Në vazhdimësi jemi duke kërkuar nga autoritetet kompetente informacione më të detajuara, para se të dalim me një përgjigje.
I bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështje. Teksa, e njohim nevojën për llogaridhënie, nxisim që të mos përdoren masa si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilat duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara.
Për më tepër, theksojmë se ashtu sikurse është thelbësore respektimi i lirisë së gazetarëve dhe rolin e tyre kritik në shoqëri, është gjithashtu kritike që gazetarët të respektojnë kodin e tyre etik, duke ruajtur integritetin dhe përgjegjshmërinë në raportimet e tyre. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të avokojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme