Kërcënim ndaj gazetares së TV Syri, Edmonda Avdija, Gjakovë, 27.04.2023

    0
    55
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Edmonda Avdija
    Gjini Femër
    Data 27/04/2023
    Qyteti Gjakove
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Shkelësi / i dyshuari B.A
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias TV Syri
    Burimi TV Syri
    Emri i shkelësit / të dyshuarit B.A
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim këtë kërcënim në drejtim të gazetares së TV Syri, dhe u bënë thirrje organeve të rendit që sa më parë të zbardhin rastin.

    Edmonda Avdija – gazetare në Televizionin Syri në Gjakovë, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se është kërcënuar.

    Avdija ka treguar se personi me inicialet B.A, ka përdorur gjuhë kërcënuese në drejtim të saj, përderisa ishte në fshatin Mejë të Komunës së Gjakovës.

    “Nuk guxon më të shkelësh në fshatin Devë, sepse ta prishi fytyrën dhe t’i thej këmbët”, i është drejtuar B.A, rrëfen gazetarja për një storie që ajo kishte publikuar për shpronësimet që ishin bërë në këtë fshat, për të ndërtuar poligonin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim këtë kërcënim në drejtim të gazetares së TV Syri, dhe u bënë thirrje organeve të rendit që sa më parë të zbardhin rastin.