Sulm faktik ndaj gazetareve te Top Channel 06.11.2022, Tirane

    0
    131
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Anila Hoxha
    Gjini Female
    Data 06/11/2021
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias A2CNN
    Burimi https://a2news.com/2021/11/06/efektivi-shtyn-operatorin-e-a2-cnn-dhe-gazetaren-rrezikojne-te-bien-ne-gremine/?fbclid=IwAR0v2UcLWpLk3JzIuOS1WOrfW0cI5TCGLB5hWA7Qhut4Zqh6adNKvaTidmE
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gazetarja e njohur investigative, znj. Anila Hoxha (Top Channel) dhe kolegu i saj Endrit Aga i ekipit të TV A2CNN u sulmuan fizikisht më 06 nëntor 2021 rreth orës 17:00 nga një oficer policie teksa raportonin një rast vrasjeje në periferi të Tiranë, pranë malit të Dajtit.

    Një punonjës policie ka tentuar t’i shtyjë në buzë të humnerës, akt që mund të rrezikonte edhe jetën e tyre duke pasur parasysh terrenin e vështirë. Ngjarja u raportua menjëherë tek autoritetet. Më vonë atë ditë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të Ministrisë së Brendshme konfirmoi se nisën inspektimet në lidhje me dhunën e ushtruar nga një punonjës policie ndaj gazetares së Top Channel (Anila Hoxha) dhe ekipit televiziv të A2CNN gjatë raportimit për vrasjen. Reagimi i Policisë ka qenë i shpejtë pasi në mbrëmjen e 6 nëntorit, Policia e Tiranës ka njoftuar se efektivi i policisë me iniciale Sh.T. është pezulluar nga detyra fill ngjarjes.

    “Pres që gazetarët të trajtohen me dinjitetin që meritojnë dhe të dënohet çdo rast dhune ndaj gazetarëve”, tha Anila Hoxha.

    Blerjana Bino, studiuese e gazetarëve të sigurt në Shqipëri, deklaroi se “sjellja e Policisë është e papranueshme dhe nuk duhet toleruar”.

    “Ky është një tjetër sulm fizik ndaj gazetarëve nga Policia e Shtetit dhe është një tregues i qartë i ndjeshmërisë së kufizuar të Policisë së Shtetit në veprimet e saj ndaj gazetarëve dhe stafit të medias. Ndërsa ka pasur një reagim të shpejtë nga autoritetet për rastin, ende mbetet për tu parë nëse autoritetet do të vazhdojnë hetimet”, shtoi ajo.