Sulm faktik ndaj gazetarit Elvis Hila, 25/01/2023, Lezhe

    0
    21
    Shteti AL
    Gjini Male
    Data 25/01/2023
    Qyteti Lezhe
    Lloj i incidentit
    Burimi https://shqiptarja.com/lajm/dhunuan-gazetarin-e-report-tv-ne-lezhe-policia-shpallen-ne-kerkim-2-autoret
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Të enjten, 25 janar 2023, në orën 16:40 në Lezhë të Abanisë, dy persona kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Report Tv, Elvis Hila, dhe bashkëshorten e tij.

    Elvis Hila raportoi të mërkurën për Report Tv dhe alhbanja.com për një vendim gjykate në Lezhë. Pas këtij denoncimi, dy persona kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij Benereta Hila, e cila është goditur në kokë nga autorët teksa tentonte të ndërhynte dhe të merrte telefonin që i kishte rënë për shkak të sulmit. Gazetari nga dhuna ka marrë fraktura në trup dhe ka shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. Më pas ata e kanë denoncuar ngjarjen në polici.

    “I takon drejtësisë, por kjo nuk më pengon të them të vërtetën në punën time, pavarësisht se segmente të caktuara nuk do ta pëlqejnë”, tha Hila në Report Tv, pas sulmit. Policia ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj reporterit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim 2 autorët.
    Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar përballet me sulme për shkak të punës së tij si gazetar.