Sulm fizik ndaj kameramanit, Arbër Latifi, Gjakovë, 19.07.2023

    0
    91
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Arber Latifi
    Gjini Mashkull
    Data 19/07/2023
    Qyteti Gjakove
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Sigurimi
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale
    Burimi Nacionale
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet tejet i shqetësuar me sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales, dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Kameramani i gazetës online Nacionale, Arbër Latifi, është sulmuar fizikisht sot në afërsi të Spitalit të Gjakovës nga pjesëtari i sigurimit të këtij spitali.

    Latifi së bashku me gazetaren, Gentiana Hasani, kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve që ishte bërë me arsyetimin e temperaturave të larta.

    Sipas raportimeve të Nacionales, kolegët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës. Njëherësh, bëhet e ditur se pjesëtari i sigurimit që e ka kryer këtë sulm është ndaluar për 48 orë.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet tejet i shqetësuar me sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales, dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin.