AGK i bën thirrje drejtuesve të RTK-së t’i ndërpresin masat selektive ndaj gazetarëve

AGK i bën thirrje drejtuesve të RTK-së t’i ndërpresin masat selektive ndaj gazetarëve

PRISHTINË, 05.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marr me shqetësim njoftimin se ndaj disa kolegëve tanë në RTK, në mënyrë selektive, ka filluar procedura për marrjen e masave disiplinore.

AGK posedon prova të mjaftueshme se ndaj punëtorëve të RTK-së po përdoren standarde të dyfishta.

Drejtuesit e këtij mediumi po aplikojnë komisione dhe masa ndëshkuese vetëm ndaj një grupi të caktuar të gazetarëve, përderisa po i mbyllin sytë për rastet serioze të shkeljes së standardeve dhe etikës profesionale dhe cenimit të interesit publik.

AGK kërkon nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së më shumë transparencë në këtë proces dhe ndaljen e praktikave të tilla të presionit selektiv mbi gazetarë.

AGK kërkon vendosjen e ligjshmërisë dhe respektimin e standardeve etike dhe profesionale nga të gjithë pa dallim.