Nuk do ta vlerësojmë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Nuk do ta vlerësojmë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Ne, të nënshkruarit, kemi vendosur të mos e vlerësojmë procedurën e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Arsyet kryesore për këtë vendim bazohen në monitorimin tonë të RTK-së, i cili tregon se Transmetuesi Publik aktualisht është duke u përballur me presion politik, i cili shfaqet në forma të ndryshme: përmes ndërhyrjeve në përmbajtjen e lajmeve, përmes presionit ndaj gazetarëve, si dhe përmes presionit financiar me vonesa të pagave.

Në këto rrethana, ne jemi të bindur se Bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale në përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të Transmetuesit Publik.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe takimet për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por nuk do të ofrojmë vlerësim për këtë proces.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Lëvizja FOL

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Flutura Kusari, juriste e së drejtes së medias