Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 16.12.2021

Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 16.12.2021

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Gjinia
    Mashkull
  • Emri i viktimës
    Vehbi Kajtazi
  • Media

  • Emri i medias
    Paparaci.com
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Vehbi Kajtazi, Twitter
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    16.12.2021
  • Qyteti
    Prishtine
  • Autori(t)
    E paditur
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Veprimi i prokurorit publik
    "Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.H dhe K.R. për veprën penale Kanosje nga neni 181 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka mbajtur seancën dëgjimore dhe me datë 18 dhjetor 2021, iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç. Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi për Betimi për Drejtësi.
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Gazetari i portalit online, Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.