Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Gazetari
- GjiniaBurri
- Emri i viktimësOsman Stafa
Media
- Emri i mediasNews24
- Lloji i platformës mediatikeTelevizion
- Burimi i informacionit për ngjarjenbalkanweb.com/gazetari-i-news24-osman-stafa-sulmohet-nga-2-persona-pas-fjalimit-ne-proteste-ben-denoncim-ne-polici/
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit21.06.2026
- QytetiTirana
- A ishin të informuar autoritetet?Rasti është raportuar në polici
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Mjetet e incidenteve dhe sulmevePersonalisht
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
- Lloji i sulmitSulmi që rezulton në dëmtim fizik
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Më 21 qershor 2026, gazetari Osman Stafa raportoi një incident intimidimi në qendër të Tiranës, pas një proteste qytetare.
Sipas një deklarate të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 pranë Sheshit Skënderbej, ku policia u njoftua për një konflikt mes disa personave. Stafa paraqiti kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, duke pretenduar se ishte fyer dhe kishte pësuar lëndime të lehta. Personat e tjerë të përfshirë në incident dhanë një version të ndryshëm të ngjarjes. Policia bëri të ditur se veprimet hetimore po vazhdonin nën drejtimin e prokurorisë.
Stafa i tha Rrjetit SafeJournalists: “U sulmova verbalisht me fyerje të rënda në lidhje me punën time si gazetar. Po ecja së bashku me dy gazetarë të huaj dhe përkthyesin e tyre gjatë marshimit protestues. U shqetësova dhe u ndjeva i pasigurt. Nuk i njihja këta persona. Kam bërë kallëzim në polici dhe do të vazhdoj ta ndjek çështjen.”
Rrethanat e incidentit mbeten nën hetim.