Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësEdmond Hoxha
Media
- Emri i mediasBIRN, Reporter.al
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://birn.eu.com/
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit23.04.2022
- QytetiTirana
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaAutoritetet - individët
- Lloji i incidentitlife_threat
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Të dhënat personale të gazetarit Edmond Hoxhaj dhe bashkëshortes së tij janë aksesuar në mënyrë të paligjshme nga Noteri Agron Bajri.
“Ne nuk e njohim personalisht këtë noter dhe nuk e kemi autorizuar të gjenerojë dokumentet tona. Pra zoti Bajri i ka kryer këto veprime pa pëlqimin tonë dhe pa dijeninë tonë” tha gazetari Hoxha. Ky i fundit beson se Noteri Bajri i ka gjeneruar të dhënat e tij personale bazuar në angazhimin e tij profesional si reporter në rastin e zonjës Elisabeta Imeraj, ish-Drejtuese e Prokurorisë të Tiranës. Në bazë të disa verifikimeve online me mjetet e kërkimit në internet, zoti Bajri duket se është ish-bashkëshorti i zonjës Imeraj.
Gazetari Hoxhaj ka denoncuar rastin pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa deklaroi se: “Pavarësisht kësaj situate, unë do vazhdoj punën time duke ushtruar profesionin e gazetarit”.