Kërcënime të tjera ndaj gazetarit Osman Stafa, 17.07.2026, Elbasan

Kërcënime të tjera ndaj gazetarit Osman Stafa, 17.07.2026, Elbasan

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Burri
  • Emri i viktimës
    Osman Stafa
  • Media

  • Emri i medias
    News24
  • Lloji i platformës mediatike
    Televizion
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Raportim nga gazetari
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    17.07.2026
  • Qyteti
    Elbasan
  • A ishin të informuar autoritetet?
    Rasti është raportuar në polici
  • Autori(t)
    E paditur
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime të tjera për gazetarët
  • Lloji i kërcënimit
    Mbikëqyrja
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i policisë
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, kryen veprimet e para hetimore dhe nisën procedimin penal për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", ndaj shtetasve R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A. B., 31 vjeç, banues në Librazhd. Më datë 17.07.2026, rreth orës 14:00, në Sallën Operative të Policisë ka njoftuar shtetasi O. S., gazetar, i cili ka deklaruar se, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy shtetas që udhëtonin me një automjet. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe administrimit të provave, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

 Më 17 korrik 2026, gazetari Osman Stafa deklaroi se u ndoq dhe u ndje i kërcënuar pasi kishte dokumentuar denoncime të qytetarëve për marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin dhe gërryerjen e një mali në zonën e Hotolishtit, në Bashkinë Librazhd.

Sipas procesverbalit të kallëzimit penal, Stafa ishte nisur nga Tirana drejt Librazhdit rreth orës 09:00. Ai filmoi fillimisht zonën e Hotolishtit dhe, gjatë kthimit në drejtim të Elbasanit, ndaloi për të filmuar një ekskavator në shtratin e lumit Shkumbin, për të cilin dyshonte se po merrte materiale inerte. Pas rreth 20 sekondash filmim, ai u largua me automjetin e tij.

Stafa deklaroi se më pas një automjet i zi filloi ta ndiqte përgjatë aksit Librazhd–Elbasan, duke lëvizur shumë pranë automjetit të tij dhe duke përdorur dritat. Sipas kallëzimit, automjeti tentoi ta parakalonte, por iu afrua shumë. Gazetari ngadalësoi për t’i krijuar mundësi që të kalonte, por drejtuesi i automjetit doli përpara dhe i preu rrugën.

Gazetari deklaroi se u detyrua të lëvizte automjetin mbrapsht dhe më pas e kaloi automjetin tjetër nga krahu i djathtë. Sipas tij, automjeti vazhdoi ta ndiqte edhe për rreth 800 metra, përpara se të mos ishte më i dukshëm. Në kallëzim thuhet gjithashtu se në automjet ndodheshin disa persona.

Stafa deklaroi se, për shkak të punës së tij si gazetar investigativ dhe lidhjes kohore të incidentit me filmimet që sapo kishte realizuar, e kishte perceptuar këtë sjellje si kërcënuese.

Nuk është raportuar kontakt fizik apo kërcënim verbal i drejtpërdrejtë. Identiteti i personave në automjet, motivi i tyre dhe lidhja e mundshme me aktivitetin që gazetari po dokumentonte nuk janë konfirmuar nga autoritetet.

Veprimet e autoriteteve

Më 17 korrik 2026, në orën 14:20, Policia Gjyqësore pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan regjistroi procesverbalin e kallëzimit me gojë të paraqitur nga gazetari.

Deri në momentin e regjistrimit të incidentit nga SafeJournalists Network, nuk ishte bërë publik informacion i mëtejshëm mbi identifikimin e personave të përfshirë, masat konkrete hetimore ose vlerësimin e autoriteteve për motivin e ngjarjes.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehu shqetësim për rastin dhe dënoi çdo akt intimidimi ose presioni ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të profesionit. AGSH i kërkoi Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet, të kryejnë një hetim të plotë dhe të paanshëm, të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së gazetarit.

Rasti regjistrohet në bazë të procesverbalit zyrtar të kallëzimit penal dhe reagimit publik të Osman Stafa. Përshkrimi pasqyron deklarimet e gazetarit dhe nuk e paraqet si të provuar identitetin, motivin ose përgjegjësinë e personave që ndodheshin në automjet.