ZAGREB, SHKUP, PRISHTINË, 26.08.2017. – Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për Lirinë e Medias dhe Siguri të Gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 7800 anëtarë, dënon ashpër sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, të cilat kanë ndodhur disa ditë më parë në Slavonski Brod (Kroaci), Shkup (Maqedoni) dhe Partesh (Kosovë).
Të mërkurën më 23 Gusht gazetarët Visnja Ruzojcic nga HRT dhe Aleksandra Primorac nga portali SBplus janë sulmuar fizikisht në Slavonski Brod. Sipas raporteve të portalit SBplus gazetarët Primorac dhe Ruzojcic raportuan për të shtëna të cilat ndodhën gjatë natës së kaluar, ku një qytetar ishte lënduar seriozisht. Gazetarët kanë qenë përballë kafiterisë Hajduk në Slavonski Brod ku një person i panjohur i kishte sulmuar fizikisht ata, i kishte ofenduar dhe ka provuar të marrë kamerën nga Visnja Ruzojcic.
Gazetarët menjëherë informuan autoritetet e policisë rreth sulmit fizik, dhe policia ka reaguar menjëherë. Sulmi u dënua publikisht nga Dega e Shoqatës së Gazetarëve Kroatë të Qarkut Brod-Posavinë.
Në të njëjtën ditë, ekipi i gazetarëve të televizionit Nova janë sulmuar fizikisht në Shkup, derisa ishin duke raportuar në aksionin e grumbullimit të nënshkrimeve kundër ndërtimit të kampeve të refugjatëve në Maqedoni.
Përkrahësi i iniciatives qytetare i cili ka organizuar iniciativën e grumbullimit të nënshkrimeve ka kryer sulmin ndaj reporterëve.
Ne jemi të lumtur nga reagimi i shpejtë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët menjëherë identifikuan kryerësin e veprës, e thirrën atë për ta marrë në pyetje dhe e njoftuan për kallëzimet penale për dhunë që do të bëhen kundër tij. Sulmi u dënua nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, të cilët sulmin e konsideruan sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe e të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.
Gjithashtu më 23 Gusht ka ndodhur një incident në Partesh, ku policia ka ndaluar 3 qytetarë Rus, në bazë të informatës jozyrtare-dy prej tyre ishin gazetarë nga Estonia dhe Latvia. Pas dy orë ndalimi nuk u ngrit asnjë procedurë penale ose kundërvajtje ndaj tyre.
Kjo ndodhi u konfirmua nga administrata e policisë përgjegjëse për regjionin e Gjilanit, por arsyet e ndalimit nuk u publikuan. Platforma regjionale ka thirrur institucionet e qeverisjes lokale për të implementuar standarde ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, sigurinë e tyre dhe lirinë e shprehjes.
Platforma Rajonale mbështet fuqishëm gazetarët dhe përpjekjet e organizatave të medieve në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes. Platforma ka bërë thirrje tek autoritetet, siç janë policia dhe gjyqësorët i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ofruar liri dhe kushte të sigurta për gazetarët dhe mediet.
Në tetë muajtë e parë të këtij viti në vendet e regjionit të Ballkanit Perëndimor kanë qenë 63 raste të regjistruara të rrezikimit dhe sulmeve fizike mbi gazetarët, duke përfshirë edhe incidentet e fundit.
Çdo sulm mbi gazetarët është sulm mbi interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Asociacioni i Gazetarëve të BH
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asciacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë
Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 26/08/2017