AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Altin Ahmeti

0
404
Source/Author: Association of Journalists of Kosovo

PRISHTINË, 02.03.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim sulmin fizik ndaj gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.

Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona të cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje.

Rasti është konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtesisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë.