Raporti paraqet një monitorim tre-mujor (mars–maj 2026) mbi gjuhën e urrejtjes dhe diskursin e dëmshëm në mediat e Kosovës. Janë identifikuar 138 raste, ku shumica lidhen me diskurs politik dhe ideologjik (71.7%), shpesh përmes sulmeve dhe delegjitimimit të kundërshtarëve politikë. Mediat në gjuhën shqipe kanë përqindjen më të madhe të rasteve, ndërsa ato në gjuhën serbe përfshijnë më shumë narrativa të pasigurisë dhe viktimizimit. Raporti thekson gjithashtu rolin e mediave sociale në përhapjen e përmbajtjeve polarizuese dhe tregon se shumica e rasteve janë të nivelit të ulët deri mesatar të ashpërsisë, megjithëse ekzistojnë edhe raste më të rënda.