Raporti tregon se siguria e gazetarëve në Kosovë mbetet problem serioz. Në periudhën janar–maj 2026 u regjistruan 9 raste sulmesh dhe kërcënimesh, sa totali i vitit 2025. Raste të ngjashme kanë vazhduar gjatë pesë viteve të fundit. Përfshihen sulme fizike, kërcënime, pengim i punës, si dhe sulme online, ku gazetaret gra janë veçanërisht të targetuara. Vetëm disa raste kanë rezultuar me aktakuza, ndërsa shumë të tjera janë ende nën hetim. Po ashtu theksohet mungesa e reagimeve të shpejta institucionale dhe klima armiqësore ndaj mediave.