Reagimi i rrjetit të asociacioneve rajonale kundër sulmit të gazetarëve në Beograd

0
309
Source/Author: Association of Journalist of Kosovo

BEOGRAD, 02.06.2017 – Platforma rajonale për avokimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve të Ballkanit Perëndimor, që përfaqëson më shumë se 7.800 anëtarë, fuqimisht dënon sulmet verbale dhe fizike ndaj gazetarëve që kanë ndodhur më 31 maj, në Beograd.

Gazetarët nga e përditshmja Danas, produksionit Insajder, të portaleve VICE dhe Espresso dhe Radio Beogradit janë sulmuar gjersa raportonin në një ngjarje publike që shënonte inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Serbisë. Më brengosëse e bënë situatën dëshmia kur policët që ishin aty gjatë kohës së sulmit nuk ndërmorrën asgjë që të parandalojnë një grup huliganësh të cilët fyenin, kërcënonin dhe duke i larguar gazetarët nga ngjarja publike me forcë.

“Është një fakt i trishtë që të gjitha incidentet e djeshme u bënë në sy të policëve, në rroba civile apo uniformë” – tha Slavisa Lekic, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (AGPS) – “Disa prej tyre kthyen kokat, disa ngrehnin supet e tyre, gjersa disa, sipas gazetarëve të sulmuar, arsyetonin veten duke thënë se policia nuk mund t’i ndihmojë gazetarët”.

Sulmi ndaj gazetarëve është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Edhe më alarmuese është se policia, të cilët duhen t’i mbrojnë të gjithë qytetarët, nuk ka reaguar. Një sjellje e tillë nuk është e pranueshme dhe shteti duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë për këtë.

Platforma regjionale do të kontaktojë autoritetet në Serbi dhe do të kërkojë nga policia dhe prokuroria që urgjentisht të nis një hetim në mënyrë që të ketë një kontroll me themel të të gjitha fakteve në lidhje me sulmin e djeshëm. Shtesë kësaj, Platforma do të kërkojë nga autoritetet relevante për të kuptuar se kush është përgjegjës për dështimin e forcave të policisë për të vepruar dhe të mbrojë gazetarët.

Platforma rajonale fuqimisht përkrah Asociacionin e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe gazetarët dhe asociacionet tjera mediale në përpjekjen e tyre për të mbrojtur gazetarë dhe lirinë e shprehjes. Platforma i bënë thirrje organizatave ndërkombëtare që punojnë në mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve që të kërkojnë nga autoritetet që të bëjnë një hetim të plotë incidenteve të djeshme dhe të informojnë publikun për të gjeturat e tyre.

Në pesë muajt e parë të 2017, AGPS-ja ka regjistruar 39 raste të presioneve të drejtpërdrejta, kërcënime verbale dhe sulme fizike në Serbi, duke përfshirë edhe sulmin e djeshëm.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës

Sindikata e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Platforma rajonale për avokimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve të Ballkanit Perëndimor, Beograd, 02/06/2017