Sulme aktuale ndaj gazetarëve, 24.01.2026, Tiranë

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, 24.01.2026, Tiranë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Felix Bilani and Marsi Korreshi
  • Media

  • Lloji i platformës mediatike
    Televizion
    Media Online
    Punonjës i pavarur
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://agsh.al/2026/01/25/deklarate-mbi-sigurine-e-gazetareve-ne-protesta-25-01-2026/
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    24.01.2026
  • Qyteti
    Tirana
  • A ishin të informuar autoritetet?
    Rasti është raportuar në polici
  • Autori(t)
    E paditur
  • Sulmuar nga
    Autoritetet – institucionet
    Stafi i sigurisë ose agjencia(at)
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Personalisht
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    Forma të tjera
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Më 24 janar 2026, gjatë një proteste publike në Tiranë, punonjësit e medias u ekspozuan ndaj përdorimit të forcës teksa ushtronin detyrën e tyre.

Gazetarët e pranishëm po informonin publikun kur, sipas raportimeve mediatike, u përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion të lartë dhe mjete të tjera për kontrollin e turmës në zona ku operonin punonjës të medias. Këto veprime rrezikuan sigurinë e tyre dhe cenuan lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Incidentet e raportuara, përfshirë spërkatjen e dyshuar të fotoreporterit Felix Bilani dhe përdorimin e ujit me presion të lartë ndaj gazetares Marsi Korreshi gjatë kryerjes së detyrës, ilustrojnë rreziqet më të gjera me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të tubimeve publike.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet me të gjithë gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët e prekur gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

****

Përditësim mbi rastin

Më 6 shkurt, në përgjigjen e saj drejtuar Rrjetit SafeJournalists, Policia e Shtetit argumenton se masat e ndërmarra më 24 janar 2026 kanë qenë të ligjshme, proporcionale dhe të orientuara ekskluzivisht drejt neutralizimit të individëve të dhunshëm që po sulmonin forcat e policisë me kokteje Molotov dhe objekte të forta. Sipas Policisë, përdorimi i mjeteve për kontrollin e turmës, përfshirë gazin lotsjellës, spërkatësit dhe topat e ujit, ka ndjekur procedurat standarde operacionale dhe nuk përbën dështim në zbatim.

Policia thekson se çdo ndikim ndaj gazetarëve apo punonjësve të medias ka qenë i tërthortë dhe i paqëllimshëm, duke ia atribuar efektet e gazit lotsjellës kushteve të pafavorshme të motit dhe faktorëve mjedisorë, dhe jo sjelljes së papërshtatshme operacionale. Ajo mohon kategorikisht se gazetarët kanë qenë ndonjëherë objektiv i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes policore dhe rithekson angazhimin për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe sigurinë e profesionistëve të medias.

Së fundmi, Policia e Shtetit nënvizon se po ndërmerr hapa parandalues për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen, duke vënë në dukje programet e vazhdueshme dhe të planifikuara të trajnimit, përfshirë trajnim shtesë për 600 punonjës policie gjatë vitit 2026, me fokus të veçantë në kontrollin e turmave gjatë tubimeve dhe sigurinë e gazetarëve.