Sulm aktual ndaj gazetarit Aldo Mustafa, 30.01.2026, Durrës

Sulm aktual ndaj gazetarit Aldo Mustafa, 30.01.2026, Durrës

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Burri
  • Emri i viktimës
    Aldo Mustafa
  • Media

  • Emri i medias
    Report TV
  • Lloji i platformës mediatike
    Televizion
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://agsh.al/2026/01/30/reagim-ne-lidhje-me-veprimet-e-policise-ndaj-gazetarit-aldo-mustafa/
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    30.01.2026
  • Qyteti
    Durres
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet – institucionet
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    Sulm fizik me rrëmbim apo dëmtim të pajisjeve, makinave apo sendeve të tjera të gazetarit
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Gazetari Aldo Mustafa është penguar gjatë ushtrimit të detyrës në Durrës, teksa po filmonte veprimet e Policisë së Shtetit lidhur me vendosjen e masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve. Sipas informacionit të raportuar, punonjës të policisë kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj gazetarit duke i bllokuar lejen e qarkullimit të mjetit me pretendimin e gjobave administrative të papaguara dhe duke e kushtëzuar kthimin e saj me ndalimin e raportimit mbi temën që ai po mbulonte.

Ky incident përbën një tentativë serioze intimidimi ndaj një gazetari në ushtrim të detyrës, duke cenuar lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për t’u informuar, si dhe ngre shqetësime për një abuzim të mundshëm me autoritetin nga ana e punonjësve të policisë.