SafeJournalists: Sulmohet verbalisht dhe fizikisht kameramani në Maqedoni të Veriut

Një anëtar i ekipit të TV24 është sulmuar verbalisht dhe fizikisht ditën e djeshme teksa po xhironin një storje televizive.

Gjegjësisht, derisa kameramani Ljubisha Ignatov ishte duke filmuar shtëpinë në të cilën jeton Oleksandr Onyshchenko sipas listës zgjedhore, pronari i shtëpisë e ka sulmuar fizikisht, pasi e ka sharë dhe fyer kameramanin. Oleksandr Onyshchenko është një shtetas ukrainas i cili ka marrë pasaportë maqedonase dhe është në listën e zezë në Amerikë. Kjo është temë me interes publik në Maqedoni. Sulmi është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Çadikovski tha se: “Sulmet e drejtpërdrejta fizike ndaj punonjësve të mediave nuk janë vetëm sulme ndaj integritetit të tyre fizik, por sulm ndaj demokracisë dhe fjalës së lirë. Parlamenti i Maqedonisë kishte 14 muaj kohë për të miratuar ndryshimet në Kodin Penal për përmirësimin sistematik të sigurisë së gazetarëve në vend dhe nuk ia dolën.” Çadikovski shtoi se ky incident është edhe një përkujtim për të gjithë deputetët se çdo sulm ndaj gazetarit/kameramanit/fotoreporterit duhet të jetë në ndërgjegjen e tyre.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet AJM-së anëtares së saj, dhe kërkon një procedurë të shpejtë dhe një dënim adekuat për sulmuesin, si dhe amendamentet në Kodin Penal të miratohen menjëherë për të parandaluar raste të tilla në e ardhmja. Amendamentet janë të shumëpritura në Maqedoninë e Veriut sepse supozohet të forcojnë sanksionet për sulmet ndaj gazetarëve dhe të trajtojnë të gjitha llojet e sulmeve ndaj gazetarëve sipas detyrës zyrtare.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 15.11.2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi