Vlerësimi Fillestar i Kuadrit Ligjor të Shqipërisë për Harmonizimin e Direktivës Anti-SLAPP

Burimi: SJ
Vlerësimi Fillestar i Kuadrit Ligjor të Shqipërisë për Harmonizimin e Direktivës Anti-SLAPP

SCiDEV ka publikuar një dokument pune që ofron një vlerësim fillestar të Direktivës Anti-SLAPP, me fokus në vlerësimin e mekanizmave ekzistues brenda legjislacionit shqiptar që mund të trajtojnë tashmë elementët e rregulluar nga Direktiva, si dhe identifikimin e pikave kritike ku ligji kombëtar ndryshon nga dispozitat e tij. Për më tepër, ai përshkruan reformat e nevojshme ligjore që do të kërkohen për zbatimin efektiv të Direktivës në Shqipëri. Përtej një rishikimi teknik, ky vlerësim është krijuar për të shërbyer si një bazë për diskutim dhe dialog të mëtejshëm midis palëve të interesuara, duke përfshirë profesionistët e medias, ekspertët ligjorë, shoqërinë civile dhe politikëbërësit. Duke nxitur diskutime të informuara, ky dokument synon të lehtësojë dialogun në sferën publike dhe me vendimmarrësit në marrjen e hapave të parë drejt përfshirjes së Direktivës Anti-SLAPP të BE-së dhe Rekomandimit të KE-së CM/Rec(2024)2 në kuadrin ligjor kombëtar. e cila është veçanërisht e rëndësishme pasi Shqipëria përparon në procesin e anëtarësimit në BE dhe përafron ligjet e saj me standardet evropiane.

Gjeni dokumentin ketu.