Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitS.Demushi;A.Bajramemaj;A.Skenderi;D.Maloku;E.Braka
Media
- Emri i mediasEuronews Albania, A2CNN
- Lloji i platformës mediatikeRadio
Media Online - Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://euronews.al/largohuni-demokratet-ne-proteste-perplasen-me-gazetaren-e-euronews-albania/
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit16.05.2025
- QytetiTirana
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
Personat publikë
Nga zyrtarët publikë dhe/ose përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv - Mjetet e incidenteve dhe sulmevePersonalisht
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
- Lloji i sulmitattack_physical_snatch
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Gjatë një proteste të organizuar nga Partia Demokratike (PD) në Shqipëri më 16/05/2025, ekipi mediatik i Euronews Albania, i cili ishte i pranishëm për të mbuluar ngjarjen dhe për të raportuar mbi shqetësimet e protestuesve, u përball me rezistencë dhe armiqësi nga disa anëtarë të PD-së dhe pjesëmarrës në protestë.
Veçanërisht, deputeti i PD-së Edi Paloka jo vetëm që refuzoi të intervistohej nga gazetarja Sara Demushi dhe kërkoi largimin e kamerës së Euronews Albania nga zona, por gjithashtu e shtyu fizikisht gazetaren dhe i tërhoqi mjetin e identifikimit. Në momentin e incidentit, znj. Demushi ishte qartësisht e identifikueshme dhe po raportonte drejtpërdrejt nga protesta, duke kryer detyrën e saj profesionale si gazetare.
Menjëherë pas tij, edhe deputeti Aldo Bumçi refuzoi të fliste, duke pretenduar se nuk kishte dhënë leje për t’u kontaktuar nga Euronews Albania dhe për këtë arsye nuk pranoi të angazhohej me median.
Pas këtyre incidenteve, situata u përshkallëzua. Një grup protestuesish tentoi të bllokonte pamjet e kamerës dhe ofendoi verbalisht gazetaren. Gjithashtu, deputeti Klevis Balliu iu drejtua gazetares me një ton përçmues, duke deklaruar se ajo mund të qëndronte në protestë, por nuk mund të “prekte” apo të ndërvepronte me qytetarët, megjithëse ishin vetë protestuesit ata që po i afroheshin dhe po ushtronin presion ndaj medias që të largohej.
Përveç sjelljes armiqësore dhe sulmit ndaj gazetares Demushi, disa nga kolegët e saj gazetarë u përballën gjithashtu me agresion dhe sulme të ngjashme. Një prej antarëve të skuadrës së kameramanëve u shty me forcë. Gazetarët e tjerë që u sulmuan gjatë këtij incidenti janë Anesti Brjammemaj nga A2CNN, Arestina Skenderi, Daniela Maloku, Esido Brakaj dhe Besar Bajraktaraj.
Këto incidente pasqyrojnë një qëndrim shqetësues dhe të paprecedentë ndaj medias gjatë një proteste.