Në një deklaratë për shtyp të premten, më 1 gusht, organizatat për lirinë e medias shprehën shqetësim të thellë se ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë do të cenonin rëndë lirinë e shprehjes në vend, duke kërkuar rishikimin e disa neneve përkatëse.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN Albania) dhe Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) kundërshtuan bashkërisht dispozitat e draftit, duke i përshkruar ato si “të paqarta” dhe “arbitrare”, të formuluara në një mënyrë që lë hapësirë për keqpërdorim ndaj lirisë së shprehjes dhe që mund të ekspozojnë gazetarët ndaj ndjekjes penale.
Konkretisht, organizatat kritikuan dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), duke deklaruar se këto nene “përmbajnë elementë shqetësues, të cilët krijojnë paqartësi dhe hapin rrugën për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile.”
Mbajtja e “shpifjes” si një vepër penale bie në kundërshtim të hapur me rekomandimet ndërkombëtare dhe vendase, si dhe me standardet e Këshillit të Evropës, argumentojnë organizatat. Ato gjithashtu kritikuan rritjen e ndjeshme të gjobave dhe heqjen e kriterit thelbësor që kërkon provën se autori kishte “dijeninë se informacioni është i rremë.”
Lexoni më shumë rreth konferencës për shtyp në këtë artikull.
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, partnerë të Nismës për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, shprehen shqetësimin thellë në lidhje me ndryshimet e propozuara për Kodin Penal. Disa dispozita të draftit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, konkretisht nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), paraqesin kërcënime të drejtpërdrejta për lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe të drejtën themelore të lirisë së shprehjes.
Lexo reagimin e plotë këtu.